Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut u bëhet thirrje sot që mbrojtja e viktimave të trajtohet si çështje prioritare dhe që dhuna të mos kthehet në arenë përleshjesh partiake.
Sipas ekzekutivit, tashmë po punohet për avancimin e zgjidhjeve aktuale, ndërsa institucionet përgjegjëse po veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.
Të lidhura
None found
Në këtë kuadër, theksohet se ka rëndësi ndihmesa e opinionit profesional dhe e organizatave që punojnë çdo ditë me viktimat.
Njëkohësisht, qeveria vlerëson se diskutimi publik për një temë kaq delikate duhet të zhvillohet me përgjegjësi të veçantë.
Në njoftim thuhet se mesazhet e theksuara partiake në debatin për dhunën e bëjnë më të vështirë bashkëpunimin që u nevojitet viktimave, ndërsa retorika politike e zhvendos vëmendjen nga ajo që duhet të jetë në qendër: mbrojtja e viktimave.








