Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Siguria kombëtare, Vlora Hyseni, SPAK

‘Protesta e 28 nëntorit me simbolikë të veçanatë’, Dasho: Mesazh politik për Ramën e Rilindjen, shiptarët duan ndryshim

16:58, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta kombëtare e 28 nëntorit, ku pritet pjesëmarrja dhe e diasporës, për mjekun Erion Dasho ka një simbolikë të veçantë.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Dasho tha se simbolika e protestës më 28 nëntor qëndron në faktin se, tanimë shqiptarët përbashkohen rreth një ideje që është konsoliduar, kërkesën e panegociueshme të protestuesve për dorëheqjen e qeverisë Rama, të cilit i ka ardhur fundi politik.

Sipas Dashos, protesta do të konvergojë shqipatrët për të organizuar protestën më të madhe dhe për të dhënë një mesazh politik se Rama dhe sekti i Rilindjës ka përfunduar e shqiptarët kërkojnë ndryshim.

E gjykoj si një ide të mirë dhe me vlerë, 28 nëntori ka simbolikë të veçantë, domethënëse dhe përbashkuese për shqiptarët në diasporë, datë më me vlerë dhe e spikatur e vitit. Është dita kur shumë familje zgjedhin të kthehen për të festuar me familjarët e vendit të tyre.

Zgjedhja ka një simbolikë dhe mundësinë të përbashkojë shqiptarët rreth një ideje që është konsoliduar e provuuar jo vetëm nga protestuesit, por edhe ata që janë solidarizuar, kërkesës së panegociueshme që qeverisë Rama i ka ardhur fundi politik.

Pasi ka dëbuar shqiptarët në botë, s’ka moral e të drejtë politike dhe duhet t’i hapë rrugë qeverisë teknike, si dhe të shmangë disa nga krimet e dëmet e pariparueshme dhe të përgatisë terrenin për zgjedhje të lira e të ndershme.

Protesta do të konvergojë shqiptarët për të organizuar protestën më të madhe dhe për të dhënë një mesazh politik se Rama dhe sekti i Rilindjes ka përfunduar e shqiptarët kërkojnë ndryshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco