E premte, 20 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 45 minuta më parë
Bota

Macron: Anëtarësimin i Ukrainës në NATO, garancitë sipas nenit 5 nënkuptojnë hyrjen në Aleancë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar rihapjen e diskutimeve për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke e cilësuar këtë çështje si të rëndësishme për sigurinë e Evropës.

Ndërkohë, Presidenca franceze ka sqaruar se dhënia e garancive të sigurisë për Kievin, të bazuara në nenin 5 të Traktatit të NATO-s, do të ishte praktikisht e barabartë me anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Pas samitit të Koalicionit të të Gatshmëve, të zhvilluar më 19 nëntor në Berlin, Macron deklaroi para: “Mendoj se duhet ta rihapim çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”.

Sipas presidentit francez, anëtarësimi i Ukrainës është një çështje me rëndësi për sigurinë evropiane, duke marrë parasysh edhe kapacitetet e saj të konsiderueshme ushtarake.

Reklamë

Një ditë më vonë, Presidenca franceze bëri një sqarim të mëtejshëm lidhur me propozimin amerikan për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato të parashikuara në nenin 5 të NATO-s.

“Kur thuhet se Ukrainës i ofrohen garanci të tipit të nenit 5, nuk duhet t’i ndërlikojmë gjërat: kjo do të thotë se Ukraina hyn në NATO”, deklaroi një burim nga Pallati Elysee.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.