Një problem që ka lënë gjithë Elbasanin pa ujë është shfaqur në tubacionin kryesor DN 400, pranë Parkut Rinia, ndërsa autoritetet parashikojnë rikthimin e furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes.
Lajmi është bërë i ditur nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, e cila përmes një njoftimi publik u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për situatën e krijuar.
Sipas informacionit zyrtar, defekti është konstatuar gjatë ditës së sotme, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen në linjën kryesore të furnizimit me ujë.
Ekipet teknike të Ujësjellësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e tubacionit, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
Sipas parashikimit të bërë nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, furnizimi me ujë në të gjitha lagjet e qytetit pritet të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes, pas përfundimit të ndërhyrjes teknike.













