Shtëpia e Bardhë: Trump ende optimist se mund të arrihet një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20 Nëntor 2026 | 17:52

Shtëpia e Bardhë tha të premten se presidenti amerikan, Donald Trump është “optimist” se një marrëveshje paqeje mund të arrihet përfundimisht midis Rusisë dhe Ukrainës, pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë natës.

“Presidenti dëshiron që kjo luftë të zgjidhet në mënyrë që vrasjet e pakuptimta të marrin fund. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol konstruktiv duke folur me të dyja palët për të punuar drejt përfundimit të luftës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne jemi i vetmi vend në botë që mund ta luajë këtë rol dhe t’i ulë të dy vendet në tryezën e bisedimeve, dhe Presidenti është optimist se në fund të fundit do të arrijmë një marrëveshje paqeje”, shtoi zyrtari.

Vetëm disa orë pasi Presidenti rus Vladimir Putin u largua nga Kina – ku u takua për bisedime trepalëshe me Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping – Rusia nisi një sulm të ri, me Kievin që tha se Rusia qëlloi të paktën 110 raketa gjatë natës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëvizshmëria e të rinjve, tregtia dhe emetimet! BE-ja dhe Britania arrijnë marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje mbi tre fusha politike me Mbretërinë e Bashkuar, një veprim që shihet si fillimi i një rivendosjeje të marrëdhënieve...
17:48 | 20/11/2026

Inteligjenca daneze parandalon një atentat të organizuar nga Rusia ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan

Shërbimi Danez i Inteligjencës dhe Sigurisë, PET, parandaloi një atentat ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan, i cili u organizua nga Rusia, tha të premten kreu i...
17:33 | 20/11/2026

E rëndë në Florida, burri vret gruan dhe tre fëmijët e tyre të mitur! Edhe autori gjendet i pajetë në banesë

Pesë persona kanë humbur jetën në një tragjedi familjare në Plant City, Florida. Raportohet se një burrë qëlloi dhe vrau gruan e tij dhe tre...
17:23 | 20/11/2026