Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar këtë të premte shpërblimet për pensionistët nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke iu referuar lojës së njohur GTA 6. Mitsotakis i është drejtuar fëmijëve dhe të rinjve se sa prej tyre do tu kërkonin gjyshërve tua blinin lojën Grand Theft Auto 6 për festat e fundvitit. Lidhur me këtë ka njoftuar shpërblimin e qeverisë greke me nga 400 euro shtesë për të gjithë pensionistët mbi 65 vjeç. Kryeministri grek ka bërë të ditur se më shumë se dy milionë pensionistë do të marrin 400 euro shtesë në pensionin e tyre përmujor, pa asnjë kriter të ardhurash.