• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e parë e Spiropalit në politikë

by Mero Baze
20/11/2026 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dita e parë e Elisa Spiropalit në politikë është dita e djeshme. Përgjatë këtyre 20 viteve nëse ajo mendon se ka qenë në politikë, duhet të bindet vetëm se ka qenë pjesë e një politike të udhëhequr nga Edi Rama.

Mirë apo keq ajo ka shërbyer si aktiviste politike dhe zyrtare e lartë në poste shumë të rëndësishme, me të njëjtat kritere që sapo kritikoi ditën e djeshme për mënyrën si Edi Rama ngre apo zbret nga froni njerëz të ndryshëm në partinë Socialiste.

Ajo mund të ketë shkëlqyer në foto gjatë viteve politike, por jo në politikë për të mbetur në foto historike.

Në qeverisjen 13-vjeçare të Edi Ramës ajo ka marrë poste të rëndësishme politike dhe shtetërore me kriteret që Edi Rama nuk i ka ndryshuar asnjëherë, duke mos pyetur jo më ato që ajo i quan forume, apo as vetë personazhet që ka emëruar.

Ndaj nuk mund të flasim për një pushtet të Edi Ramës të degraduar pas 13 vitesh që nuk respekton më parime, por për një mënyrë qeverisjeje të Edi Ramës e cila ashtu siç të ngre në qiell të zhyt dhe në gropë me të njëjtat kritere, pa folur me askënd. As me viktimat as me heronjtë e tij të përkohshëm.

Këtë standard e kanë pranuar të gjithë ata që janë bërë ministra dhe po ashtu të gjithë ata që janë hequr, përveç atyre që janë mërzitur me kalimin e ditëve kur nuk u bie më telefoni.

Në këtë stil qeverisjeje të PS Edi Rama nuk ka pasur kritika nga brenda partisë, pasi ia kanë pranuar. Mua personalisht më ngrihen nervat sa herë që Edi Rama parashikon ndryshime në qeveri apo qeveri të re, pikërisht prej asaj skene së surprizave që i ngjan shpalljes së fituesit të Big Brotherit. Dhe e vetmja gjë që më shkon vazhdimisht në mendje është se si nuk doli dikush nga këta që emërohen pa i njoftuar t’i thoshte “jo faleminderit: nuk kemi folur bashkë për këtë”.

Kjo do të ishte një sinjal që ne të kuptonim se socialistët nuk e rropatin këtë despotizëm pozitiv ndaj karrierës së tyre. Asnjë se ka bërë. Dhe nuk pres ta bëjë.

Mbaj mend skenën e qeverisë së fundit më 2025, kur në të njëjtën mbledhje njoftoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës përmes një iniciative që do ta merrte Këshilli Bashkiak dhe emërimet e reja plot surpriza, mes të cilave dhe e zonjës Spiropali si Ministre e Jashtme, në vend të një profesionisti që vinte nga Sekretariati ndërkombëtar i OSBE në Vjenë, Igli Hasani.

E vetmja gjë që më ndenji thellë në mendje ishte se si askush në atë sallë nuk u ngrit t’i thoshte, sikur ta mendojmë këtë punën e Veliajt, të flasim edhe pse është në burg, dhe ndoshta gjejmë një zgjidhje më paqësore. Dhe ajo do të ishte që Veliaj t’i dorëzonte Bashkinë PS dhe ata të bënin çfarë donin, pa qenë nevoja të shkonin deri në një betejë kushtetuese që e humbën duke lënë dhe Veliajn në burg si armik të tyre dhe Bashkinë pa kryetar për të zezën e tyre.

Askush nuk foli. Ajo ka qenë ditë vendimtare për të kuptuar se kush është Partia Socialiste. Nëse dikush do të ngrihej e të sugjeronte një zgjidhje politike për pushtetin bashkiak, mbetur rrugëve, sot nuk do ishin në këtë situatë ku janë, ku armikun më të madhe kanë bashkinë e Tiranës se sa opozitën.

Dhe ajo që më ngiste më tepër nervat ishte se dhjetëra deputetë të Partisë Socialiste më mbështesnin me SMS shkrimet e mia që kërkonin këmbëngulje që PS dhe Veliaj të mos hynin në beteja ligjore kundër njëri-tjetrit, por ta zgjidhnin në paqe.

Askush nga ata që morën poste atë ditë nuk e kishte mendjen tek ajo që po ndodhte dhe që sot po u kthehet. As Elisa. Ishte pjesë e fatlumëve.

Sot është pjesë e fatzinjve në raport me pushtetin, por mund të provojë të jetë e qetë dhe e lumtur duke nisur rrugën e saj kundër pushtetit të Edi Ramës në Partinë Socialiste. Dje e ka bërë këtë.

Për t’u bërë e besueshme i duhet të bëjë një rrugë të gjatë, të pranojë dhe përgjegjësitë e saj, por për të gjithë ka një ditë të parë. Bën mirë që godet Ballukun, apo drejtorët e shtetit, por nuk duhet të fshihet pas tyre apo alergjisë që mund të ekzistojë ndaj tyre. Duhet të ketë të qartë që ka dalë në betejë me Edi Ramën, jo me vartësit e tij. Edhe ata si shumica, përfshi dhe Elisën, kanë provuar emocionet e të dëgjuarit të emrit në sallë.

Dhe duke qenë se është dita e parë në politikë e saj, duhet të përgatisë mbështetësit e saj me kë e ka betejën. Nëse e ka për të korrigjuar Edi Ramën, mos u lodhtë kot. Shumicës i duhet kështu. Nëse e ka për ta mundur atë, paçi fat.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Dita e parë e Spiropalit në politikë

November 20, 2026
Mbyll kufirin me Rusinë për 6 muaj, Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt!

Mbyll kufirin me Rusinë për 6 muaj, Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt!

November 20, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Nevoja për një kryebashkiak inxhinier të pa parti!

November 20, 2026
Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit

Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit

November 20, 2026
Qorri i Antifas – Shqipëria që duan qorrat e qorrave

Qorri i Antifas – Shqipëria që duan qorrat e qorrave

November 20, 2026
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

November 20, 2026
A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë apo Kosovë?

November 20, 2026
Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize!

Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize!

November 20, 2026
9 Maji, historia e Ditës së Europës dhe rruga drejt Bashkimit Europian

Integrimi i Shqipërisë/ BE merr vendimin, e ul në 10 vite periudhën e provës: Nëse shkelin shtetin ligjor, do të ndëshkohen!

November 20, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

U pickua nga grerëza teksa po hante ëmbëlsirë në lokal në Itali, shqiptari përfundon në spital!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In