E premte, 20 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

Rusia lëshon mbi 110 raketa ndaj Ukrainës, Franca kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Franca ka kërkuar thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas një vale të re sulmesh masive ruse mbi Ukrainën të premten, të cilat shkaktuan dëme në ambasadat e Austrisë dhe Holandës në Kiev.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, i cili i cilësoi sulmet si krime dhe shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se Rusia do të duhet të japë llogari për veprimet e saj.

Kjo ofensivë e re me raketa dhe dronë erdhi menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua për një kundërpërgjigje “të dhimbshme”, pas sulmeve të Ukrainës këtë javë që dëmtuan rëndë urën e Krimesë.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet e natës lanë të vrarë të paktën tetë persona në të gjithë vendin, shtatë prej të cilëve vetëm në kryeqytetin Kiev, si dhe dëmtuan rëndë dy ura kryesore të qytetit.

Reklamë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia lëshoi mbi 110 raketa gjatë natës, duke e cilësuar këtë si “një nga sulmet më të mëdha” të luftës gati pesëvjeçare dhe një akt të pastër “terrori”.

Ndërkohë, tensionet janë përhapur edhe përtej kufijve të Ukrainës, pasi ministri polak i Mbrojtjes deklaroi se një raketë lundruese ruse e tipit KH-101 ka rënë me gjasë në territorin polak, pa shkaktuar viktima. Varshava dënoi “provokimin” rus pas tre shkeljeve të hapësirës së saj ajrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.