Egnatia, trajneri Dede: Ishte një ditë jo

Abissnet Superiore | 5 minuta më parë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka komentuar humbjen e pësuar në Korçë, 1-0 përballë Skënderbeut në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.

“Goli i pësuar dhe kartoni i kuq, sa ndikoi? Nuk ishim në lojë, ishim akoma në udhëtim. Nuk jemi makineri që ndizemi me buton, ishte enjë ditë jo për ne. Pësuam gol në goditje standarte. Rrallë gabojmë në goditjet standarte, por ja që gabuam. Ritmi i ulët, ndalesa pafund. Pastaj dhe kartoni i Aleksit na penalizoi. U munduam të bënim zgjedhjet tona. U munduam të menaxhonim dhe energjitë, sepse kemi edhe gara të tjera përpara”.

“Nuk u përshtatëm dot. Djemtë u munduan të tregonin karakter, por në dyluftime nuk hymë si duhet, nuk ishim mendërisht si duhet. Në fund, e rëndësishme është të kuptojmë që të gjithë gëzojnë kur arrijnë të na godasin apo të na mundin”.

“E dimë, e presim, por në fund duhet ta pranojmë garën, që do të ketë edhe ditë të këqija tonat. Ndërsa nëse bëjmë disa gjuajtje, por në kuadrat vetëm një, do të thotë që diçka nuk shkon në mënyrën se si e kishim interpretuar ndeshjen në mendjen tonë. Nga unë i pari, si trajner”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme