Titull:

Elbasani pa ujë, defekt në tubacionin kryesor pranë Parkut Rinia! Kur pritet të rikthehet furnizimi

Një defekt i rëndë në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa ujë të pijshëm të gjithë qytetin e Elbasanit.

Problemi është konstatuar në linjën DN 400, pranë Parkut Rinia, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në të gjitha lagjet e qytetit.

Përmes një njoftimi, shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan ka bërë të ditur se ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për situatën.

Sipas parashikimeve të autoriteteve, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes, pas përfundimit të ndërhyrjes dhe riparimit të tubacionit kryesor.

Deri në normalizimin e situatës, qytetarët do të duhet të përballen me ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë.