Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pistorius kërkon falje për fjalët ndaj SHBA-së: Nuk duhej ta kisha bërë këtë

    Financial Times: Trump kërkon marrëveshje për Ukrainën deri në janar, Kievi druhet se do të detyrohet të bëjë lëshime ndaj Putinit

    “Shumë kanë hyrë në atë derë, por asnjë nuk ka dalë i njëjtë”, Big Brother VIP 6 nis në dhjetor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pistorius kërkon falje për fjalët ndaj SHBA-së: Nuk duhej ta kisha bërë këtë
    Botë

    Pistorius kërkon falje për fjalët ndaj SHBA-së: Nuk duhej ta kisha bërë këtë

    November 20, 2026

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është tërhequr nga deklarata e tij kritike ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi kishte cilësuar si “budallallëqe” kundërshtimet amerikane ndaj sulmeve ukrainase në thellësi të territorit rus.

    Në një intervistë për revistën “Politico”, Pistorius pranoi se kishte përdorur një formulim të papërshtatshëm dhe kërkoi ndjesë për mënyrën se si ishte shprehur. Ai bëri të ditur gjithashtu se kishte telefonuar nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat, Elbridge Colby, të mërkurën në mbrëmje, për t’i kërkuar falje.

    “Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, u shpreh ministri gjerman, duke pranuar se zgjedhja e fjalëve nuk kishte qenë e duhura.

    Përplasja diplomatike nisi të martën, gjatë një takimi të aleatëve të Ukrainës në NATO. Gjatë diskutimeve, Colby kishte kritikuar sulmet ukrainase ndaj objektivave ruse që ndodhen larg vijës së frontit.

    Deklaratat amerikane u interpretuan si reagim ndaj një sulmi ukrainas që kishte dëmtuar rëndë urën e Krimesë, një korridor strategjik për furnizimin e forcave ruse në Ukrainën jugore.

    Pas takimit, Pistorius reagoi ashpër, duke e cilësuar si “mjaft budalla” qëndrimin kritik ndaj sulmeve që synojnë objektiva me rëndësi strategjike dhe përdorim ushtarak në territorin rus.

    Megjithatë, duke reflektuar mbi deklaratën, ai pranoi se kishte kaluar në një formulim të papërshtatshëm. Ministri e shpjegoi pjesërisht gafën me faktin se anglishtja nuk është gjuha e tij amtare.

    Pistorius SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pistorius kërkon falje për fjalët ndaj SHBA-së: Nuk duhej ta kisha bërë këtë

    November 20, 2026

    Financial Times: Trump kërkon marrëveshje për Ukrainën deri në janar, Kievi druhet se do të detyrohet të bëjë lëshime ndaj Putinit

    November 20, 2026

    “Shumë kanë hyrë në atë derë, por asnjë nuk ka dalë i njëjtë”, Big Brother VIP 6 nis në dhjetor

    November 20, 2026

    Alarm për raketa në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, ngrihen avionët luftarakë

    November 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.