Këtë të premte mbahet protesta e 174-tër, ku qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë. Në këtë vend janë mbledhur edhe efektivë të shumtë, që nuk lejojnë protestuesit të qëndrojnë në Bulevard. Protestuesit kanë deklaruar se Akti Normativ është i paligjshëm. Nga ana tjetër janë kryer shoqërime të qytetarëve nga efektivët e Policisë së Shtetit.