Përplasje në protestën te Kryeministria, policia zhvendos protestuesit për të lejuar qarkullimin në Bulevard
20/11/2026 18:40
Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit dhe për të mundësuar rikthimin e qarkullimit në Bulevard.
Situata është tensionuar gjatë tubimit përpara godinës së Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit nga hapësira e zënë në Bulevard, me qëllim lejimin e qarkullimit të automjeteve.
Ndërhyrja policore është shoqëruar me përplasje, ndërsa situata në zonën përpara Kryeministrisë është tensionuar.
Top Channel