Prania Besnike tashmë ka dalë edhe në Diasporë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zhvilluar një takim prej disa orësh me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Balla thotë se ka besim që hallet e tyre do të marrin zgjidhje.
”Për mbi tre orë dëgjim me vëmendje, një për një, sy më sy, të dhjetëra bashkatdhetarëve të Athinës, në ditën e parë të Pranisë Besnike në diasporë.
Janë halle që kam besim që do të marrin zgjidhje, sepse deputeti këtë detyrë ka: të marrë ankesat e njerëzve dhe sipas ligjit t’u kërkojë institucioneve përgjegjëse llogari pse nuk e zgjidhin hallin. Mos harroni brenda afatit 15-ditor”, shprehet Balla.