Sport

Trofeu i Topit të Artë, Harry Kane e ka të qartë se kush do të jetë pasuesi i tij…

Harry Kane vazhdon t’i gëzohet fitores së Topit të Artë. Sulmuesi anglez është shumë falenderues për fitoren e këtij trofeu të çmuar dhe e ka të qartë se cili do të jetë pasuesi i tij në edicionin e vitit 2027.

Sipas goleadorit të Bayernit të Mynihut, është shoku i tij i skuadrës, Michael Olise ai që i ka të gjitha kushtet për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual vitin e ardhshëm.

‘Michael është një futbollist fantastik-tha Kane për Foot Mercato-ne i shohim cilësitë e tij dhe atë që është i aftë të bëjë, çdo ditë në stërvitje. Padyshim që ka gjithçka që i duhet për t’i sjellë Bayernit të Mynihut një tjetër Top të Artë. Jam shumë krenar që e fitova Topin e Artë dhe që e mora në dorëzim trofeun në qytetin tim të lindjes dhe kështu ky moment ishte akoma më special’.

Fakti që është mes legjendave të futbollit që kanë fituar Topin e Artë, e bën Harry Kane të ndihet shumë krenar.

LEXO EDHE: Harry Kane blindon të ardhmen te Bayern, firmos kontratën e re deri në vitin 2029

‘Të shoh emrin tim përkrah lojtarëve si Ronaldo që ma dorëzoi trofeun atë natë, Cristiano Ronaldo, Messi e Mueller është një krenari e madhe-shtoi Kane-kur e ngrita trofeun para tifozëve që më prisnin në rrugë pas ceremonisë, kuptova se po jetoja një moment magjik që nuk do ta harroj kurrë’

Por Kane nuk heq dorë nga fitorja e një tjetri Topi të Artë

‘Do të më pëlqente të fitoja një tjetër Top të Artë, por e di që ka shumë lojtarë të tjerë të shkëlqyer që kanë mundësitë-shtoi Kane-ka shumë trofe që do të doja të fitoja, si Liga e Kampioneve me Bayernin dhe padyshim një titull me Anglinë’.

LEXO EDHE: Topi i Artë e shpalli fituesin, por ja se kë do të zgjidhte ish-ylli i Realit të Madridit…

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.