E premte, 20 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Politikë

Berisha: Protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me demokratët e Tiranës, ku foli mbi situatën politike në Shqipëri.

Ai tha se opozita dhe protestat e saj dhanë kushtrimin dhe alarmin për shqiptarët dhe ndërkombëtarët se vendi është kapur nga e keqja dhe korrupsioni.

“Miqtë e mi, ne mblidhemi sot në një moment kritik, por dhe shumë pozitiv, pa diskutim. Narkoshteti i Edi Ramës, Edi Rama, organizata e tij kriminale janë të plagosur për vdekje.

Falë qëndrimit të pamposhtur, të pakompromis të deputetëve të Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj, me qindra dosje të krimeve monstruoze të tyre u dërguan në Prokurorinë Speciale.

Reklamë

Me qindra denoncime u bënë në sallat e kësaj ndërtese dhe kudo kundër vjedhjeve të pafundme, kundër abuzimeve të pafundme të kësaj organizate kriminale.

Protestat e opozitës, seriali i tyre nga dhjetori, kur shpërtheu skandali Balluku, deri në maj, ishin kushtrime për shqiptarët, por ishin dhe një kushtrim për komunitetin ndërkombëtar.

Çdo e keqe ka një fund, kurrë nuk ka të keqe pa fund, dhe e vërteta është se ju jeni jo vetëm lajmëtarët, por dhe arkitektët e fundit të kësaj të keqeje”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.