Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Përballuam skuadrën e vendit të parë, që luan në Europë
“E rëndësishme është që skuadra fitoi”. Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj ka komentuar për “Super Gol” fitoren 1-0 të arritur përballë Egnatias në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.
“Një Skënderbe që nuk njeh humbje në fushën e vet, një Skënderbe që fiton dhe përballë kampionëve në fuqi, si e ke parë ekipin sot? Gjithmonë e kemi thënë, pas çdo ndeshja, që forca jonë nuk është realja e atyre rezultateve të para. Pra, ne meritonim më shumë për atë që kemi prodhuar në lojë. Edhe në Rrogozhinë kemi merituar më shumëm edhe jashtë me Dinamon kemi merituar më shumë, por skuadra është e re, i duhet kohë”.
“Akoma nuk është në maksimumin e vet. Përsëri mund të ketë kurba që mund të ulet, por ne do mundohemi ta mbajmë sa më gjatë këtë gjë, me punë, sakrificë. Meritën kryesore e kanë lojtarët, sepse kanë luajtur në mesjavë 120 minuta për shkak të asaj ndeshja që u bë e vështirë në Kupë, edhe sot përballuam skuadrën e vendit të parë, skuadrën që po luan në Europë dhe me meritë absolute të gjithë lojtarët japin maksimumin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




