Heroi i kryeqytetasve ishte Assane Diatta, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike, duke realizuar het-trik dhe duke vulosur triumfin e bardhekaltërve.

Me këtë fitore bindëse, Prishtina dëshmon edhe një herë ambiciet e saj për të luftuar në kreun e tabelës, ndërsa tifozët kryeqytetas kanë arsye të festojnë pas një mbrëmjeje të madhe në “Fadil Vokrri”.