Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë në emisionin “Tech Talk”.

Arbër Çepani ka folur për vëmendjen mediatike ndaj jetës private dhe komentet që shoqërojnë personazhet publikë.

I pyetur nëse do të dëshironte që diçka nga jeta e tij të mos bëhej publike, ai u shpreh se nuk e ka në dorë këtë situatë, por mund të zgjedhë të mos i hedhë më shumë benzinë zjarrit, duke mos ushqyer lajmet rozë.

Gjatë bisedës, ai foli edhe për cenimin e privatësisë dhe komentet në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo është një dukuri që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

“Personazhet publike komentohen kudo. Kjo gjë ka lindur dhe do të vdesë me njerëzimin”, u shpreh ai.

Gazetarja Kristi Gongu e pyeti edhe për fotografinë e fundit që kishte bërë. Ja çfarë tregoi Arbëri:

Kristi Gongu: Do të doje që diçka të mos bëhej publike?

Çepani: Çfarëdo që të doja unë, është e pamundur. Është një gjë që nuk e kam në dorë. Unë kam në dorë të mos i hedh benzinë zjarrit, duke u marrë me ushqimin e lajmeve rozë apo, ku di unë, gjërave të tilla. Prandaj, përgjithësisht, së fundmi evitoj edhe të shfaqem në televizion apo në media ku nuk kam diçka për të thënë, nëse bëhet fjalë thjesht për të mbushur një hapësirë televizive.

Kristi Gongu: Po ky cenim që i bëhet privatësisë, për shkak se je dhe vazhdon të jesh personazh publik, edhe në rrjetet sociale?

Çepani: Sado që të më pëlqejë apo të mos më pëlqejë, është një gjë që njerëzit komentohen. Ka lindur dhe do të vdesë me njerëzimin kjo gjë. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, por kudo, sidomos me personazhet publikë.

Kristi Gongu: A mund të ndash me ne fotografinë e fundit që ke bërë?

Çepani: Obobo! (Qeshin.) Unë mund të kem qenë në kushte… Jo për gjë, por erdha edhe nga palestra. Mund të kem qenë… shtatë pasaporta dhe 84 shikime syri, ju thoni foto e fundit.

Po a do të hyjë sërish në Big Brother Arbër Çepani? A do të jetë ai një banor në këtë edicion? Ky eksperiment social tashmë shihet ndryshe, për shkak të rrjeteve sociale dhe famës që merr në to.

Kristi Gongu: Ti u bëre i njohur nga Big Brother, në një kohë kur nuk kishte as TikTok dhe as këtë vëmendje të Instagramit, që karakterizon kryesisht rrjetet sociale sot. Nëse sot do të të bëhej një ftesë e dytë për të hyrë, a do ta pranoje, duke e ditur se çdo gjë kthehet në meme apo lajm? A do të rihyje në Big Brother-in e ardhshëm?

Çepani: Jo, nuk besoj. Ajo është një eksperiencë që unë e kam kaluar dhe ka qenë shumë e bukur për kohën kur mora pjesë. Ishte një eksperiment social për veten time dhe për ambientin ku jetoja, për të parë se si reagoja me njerëzit me të cilët ndaja një shtëpi të mbyllur. Ishte një eksperiencë jashtëzakonisht interesante, por, në kushtet në të cilat jam, e kam të pamundur për shkak të kohës fizike.

Top Channel