Pyetja lind natyrshëm teksa iku një javë nga fillimi zyrtar i procedurave të zgjedhjes së rektorit të ri të UNISHK- data 13 nëntor 2026 dhe deri me 24 nëntor, zyrtarisht institucioni është në pushim zyrtar: fundjave dhe feste zyrtare! Duke lunduar në faqen zyrtare të UNISHK, www.unishk.edu.al, konstaton se nuk është hapur as edhe një link paralajmërues se do të ketë zgjedhje, siç rezultojnë ato të vitit 2020, 2024 dhe të pjesshmëve të 2025. Ky veprim, nuk ka nevojë për vendim as Rektorati, Senati Akademik, KIZ apo KA. Madje, mund ta hapë edhe një person që nuk ka specilizimin si IT. Të paktën, mund të vendosej urdhri i ministres së Arsimit Mirela Kumbaro Furxhi për shpalljen e zgjedhjeve me 14 dhjetor 2026.

Me 24 nëntor 2024, gjithmonë nëse KIZ do të mblidhet, të zgjedhë kryetarin e vet dhe të shpallë afatet për zgjedhjet, deri me 14 dhjetor 2026, mbeten afërsisht diçka më shumë se 3 javë. Pra, mundësia e kandidatëve që do të hyjnë në garë, përveç rektores në detyrë Blerta Dragusha, ngushtohet në kohë. Po flasim për pjesën publike, atë të dukshme pasi tashmë, kandidatë të pashpallur, në dilemë apo në pritje të shpalljes së afateve nga KIZ, kanë nisur fushatën e padukshme duke takuar zgjedhësit e mundshëm.
Të paktën deri me 24 nëntor 2026, gjithmonë nëse KIZ do “të bëjë zahmet” të marrë në dorë “frenat” e organizimit të zgjedhjeve, kandidat zyrtar i deklaruar, është vetëm rektorja Dragusha. Tashmë, jo vetëm brenda UNISHK por edhe në opinionin publik, lajmi është bërë zyrtar. Qartazi, përveç pozicionit të mban aktualisht, edhe ky fakt mosvënie në eficencë funksionale të KIZ, e vendos në pozitë përparësie rektoren aktuale në detyrë.
Nga ana tjetër, të paktën deri tani, duket një proces që nuk ka prirje të qartë drejt transparencës së natyrshme dhe të detyrueshme jo vetëm për procesin zgjedhor por edhe vetë institucionin publik të arsimit të lartë. Në rrjetet sociale apo edhe në web-in zyrtar të UNISHK, do të duhej të kishte të paktën disa njoftime për të interesuarit brenda tij por edhe opinionin publik. Tashmë që KIZ dhe KA kanë plotësuar vakancat, duhet të ketë informacion, minimalisht, kur do të zhvillojnë mbledhjet e para. Në vijim, transparenca duhet të vijojë me publikimin sa më shpejt të vendimmarrjeve.
Zgjedhjet në UNISHK nuk janë e nuk duhet të jenë vetëm “punë” e këtij institucioni. Rektori që pritet të zgjidhet, në të gjitha etapat e zhvillimit e jetës së tij gati 70- vjeçare, ka qenë, është e duhet të jetë një figurë e rëndësishme publike e me ndikim përtej Shkodrës si qytet e si qark. Aq më shumë, kur do të jetë në krye të një institucioni që me mision, duhet të ndërtojë të sotmen dhe të projektojë të ardhmen e rajonit tonë e më gjërë. E në fund, pas pyetjes së fillimit të këtyre rreshtave, edhe një tjetër përmbyllëse, në të njëjtën linjë: A do të jetë garë me rival apo jo?! Ketë të fundit janë ndarë fitues- humbës me një numër votash, më të ulët se gishtat e një dore. Pra, ka patur garë, edhe pse si në çdo palë zgjedhje në çdo nivel në Shqipëri, kanë e do të kenë problematika! /ShkodraWeb/




