Pas incidentit me raketa dhe dronë rusë në Poloni, Rutte viziton Varshavën të shtunën

20 Nëntor 2026 | 19:35

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Varshavën të shtunën, pas incidentit të fundit me dy raketa ruse dhe një dron që shkelën hapësirën ajrore polake.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili kërkoi forcimin e menjëhershëm të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të Aleancës.

Gjatë një konference për shtyp të premten, Tusk deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pas incidentit të ndodhur në orët e mëngjesit, në kohën kur Rusia po ndërmerrte një tjetër valë sulmesh ndaj Ukrainës.

“Po diskutojmë se si do të përgjigjemi”, u shpreh Tusk, duke konfirmuar se Rutte do të mbërrijë në Varshavë të shtunën dhe do të jetë në dispozicion të mediave për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me reagimin e NATO-s.

Kryeministri polak u bëri thirrje gazetarëve që ta shfrytëzojnë vizitën për të marrë më shumë informacion mbi masat që udhëheqja e NATO-s synon të ndërmarrë pas incidentit të fundit.

Tusk theksoi se pret që Aleanca të reagojë duke forcuar menjëherë mbrojtjen ajrore në krahun lindor të saj.

“Gjithmonë përpiqem të mos krijoj panik dhe të jem një partner serioz për ata me të cilët flas, por këtë herë do të pres vërtet, jo brenda orëve, por gjatë ditëve dhe javëve në vijim, vendime praktike për forcimin e aftësive tona të mbrojtjes ajrore”, deklaroi ai.

Vizita e Mark Rutte në Varshavë pritet të jetë në fokus të diskutimeve mbi sigurinë e krahut lindor të NATO-s dhe përgjigjen e Aleancës ndaj incidenteve të fundit në hapësirën ajrore polake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Putin më tha se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse do të kisha qenë unë president

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat pas samitit në Kinë deklaroi se homologu i tij rus Vladimir Putin i...
19:34 | 20/11/2026

Trump pas takimit me Putin: Ai dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë me mjete diplomatike

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ai shkon mirë si me Rusinë ashtu edhe me Kinën, duke shtuar se pas bisedimeve me presidentin...
19:11 | 20/11/2026

Letonia kërkon ndalimin e hyrjes së qytetarëve rusë në BE: Nuk mund të kontrollohen kaq shumë njerëz

Kryeministri letonez Andris Kullbergs i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë hyrjen për të gjithë qytetarët rusë, duke paralajmëruar se është e pamundur...
19:09 | 20/11/2026