Pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, ku protestuesit nuk janë lejuar të zhvillojnë tubimit paqësor, qytetarët kanë zhvendosur protestën e tyre të 174-t në akse të ndryshme të Tiranës.
Qytetarët e kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për mobilizim në protestën kombëtare të 28 nëntorit.
Gjatë marshimit drejt zonës së Myslym Shyrit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet: “Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim! Ne sistemin do rrëzojmë dhe lirinë do fitojmë!”.












