Pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, ku protestuesit nuk u lejuan të zhvillonin tubimin, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur protestën drejt akseve të tjera të kryeqytetit. Protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë, duke e lidhur mobilizimin e tyre me protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 Nëntor. ”Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim! Ne sistemin do rrëzojmë dhe lirinë do fitojmë”, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e qytetarëve.