Berisha: Demokratët janë arkitektët e fundit të së keqes; protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdori administratën shtetërore, fondet publike dhe struktura kriminale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Në fjalën e tij, Berisha i përshkroi zgjedhjet si një përballje me atë që e quajti “parti-shtet” dhe pretendoi se opozita u ndesh me një mekanizëm të gjerë presioni dhe manipulimi të votës.

Të lidhura

None found

Ai ngriti pretendime për përdorimin e punësimeve në administratë, lejeve të ndërtimit, legalizimeve dhe certifikatave të pronësisë për qëllime elektorale. Gjithashtu, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me grupet kriminale dhe trafikun e drogës, duke pohuar se gjatë fushatës elektorale u mbollën 29 mijë hektarë kanabis.

Duke folur për aktivitetin e opozitës pas zgjedhjeve, kreu i PD-së u ndal te protestat e zhvilluara nga dhjetori deri në maj. Ai i cilësoi ato si një “kushtrim për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar”, duke vlerësuar qëndrimin e deputetëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike.

Sipas Berishës, denoncimet e opozitës kanë çuar në Prokurorinë e Posaçme me qindra dosje që lidhen me pretendime për korrupsion dhe abuzime. Ai u shpreh se, pavarësisht problematikave dhe mangësive të opozitës gjatë procesit zgjedhor, në kushte normale zgjedhjet do të ishin fituar prej saj.

Në përfundim të fjalës, Berisha deklaroi se qeveria dhe organizata që ai e cilësoi kriminale janë drejt fundit, ndërsa demokratët i konsideroi si “lajmëtarët” dhe “arkitektët e fundit” të asaj që e quajti të keqen në vend.

Më pas ai shtoi se opozita u përball jo vetëm me partinë-shtet, e cila, për të rrëmbyer zgjedhjet, njëlloj si Saied i Tunizisë, arrestoi në vitin elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri në ndjekje penale liderin e partisë së tretë. Sipas tij, kjo forcë politike organizoi, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet, 4500 veprimtari, ndër të cilat veprimtarinë kriminale 7-milionëshe të Giro d’Italia ditën e votimit, vetëm për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë që të votonin për të.

Berisha tha se u përballën me një njeri që vuri në dispozicion të gjitha miliardat, potencialin financiar dhe njerëzor, me dhjetëra mijëra punonjës të administratës, në kundërshtim me çdo ligj.

Ai shtoi se u përballën me një njeri që përdori të gjithë fuqinë ekzekutive, mijëra punësime, lejet e ndërtimit, certifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimit për të rrëmbyer votat e shqiptarëve.

Berisha e cilësoi Ramën si “bos i drogës”, të cilin shtypi amerikan e quajti me të drejtë “Ramaduro”, dhe tha se vetëm për vota dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis në fushatë elektorale.

Kreu i PD-së deklaroi se u përballën me një njeri që organizoi kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë për t’u rrëmbyer votat e qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi se asnjë diktaturë në Evropë nuk ka përdorur kundër qytetarëve të vet një fuqi kaq të keqe sa droga, të cilën e quajti “fuqia e së keqes”.

Duke iu referuar dhomave me euro, Berisha tha se ajo që u pa ishte një, me 40 milionë apo sa kishte, por garantoi se të tilla ka dhjetëra e qindra nëpër Shqipëri, para të krimit që u vërsulën në të gjitha mënyrat kundër qytetarëve.

Megjithatë, ai vlerësoi se me punë, përkushtim dhe mund, pavarësisht defekteve, problematikave të pamohueshme dhe kritikave të drejta ndaj njëri-tjetrit, se mund të performonin më mirë, ata faktuan se në kushte zgjedhjesh normale do të ishin fitimtarët e zgjedhjeve.

Berisha tha se janë mbledhur në një moment kritik, por edhe shumë pozitiv. Sipas tij, “narkoshteti” i Edi Ramës dhe organizata e tij kriminale janë të plagosur për vdekje.

Ai theksoi se falë qëndrimit të pamposhtur dhe të pakompromis të deputetëve e drejtuesve të Partisë Demokratike, me qindra dosje të krimeve monstruoze të tyre u dërguan në Prokurorinë Speciale.

Berisha shtoi se me qindra denoncime u bënë në sallat e kësaj ndërtese dhe kudo kundër vjedhjeve të pafundme dhe abuzimeve të pafundme të kësaj organizate kriminale.

Duke iu kthyer protestave të opozitës, ai tha se seriali i tyre nga dhjetori, kur shpërtheu skandali Balluku, deri në maj, ishin kushtrime për shqiptarët, por edhe një kushtrim për komunitetin ndërkombëtar.

Në mbyllje, Berisha deklaroi se çdo e keqe ka një fund, se nuk ka të keqe pa fund, dhe se demokratët janë jo vetëm lajmëtarët, por edhe arkitektët e fundit të kësaj të keqeje.


Shtuar më 20.11.2026 20:13

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet