Sociale
Dorëhiqet kreu i AKEP, Gentian Sala
Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga pozicioni i drejtorit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Sala e mbante këtë pozicion që prej shkurtit të vitit 2025.
Dorëheqja e tij i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, duke zyrtarizuar largimin e tij nga posti i kryetarit të AKEP-it.
Pas këtij zhvillimi, pritet të nisin procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e drejtuesit të ri të institucionit.
Deri më tani, nuk është bërë i ditur ndonjë shkak zyrtar për vendimin e Salës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




