Protestuesit s’e kanë ndaluar marshimin nëpër Tiranë në protestën e 174-ët kundër kryeministrit Rama.
Pas përplasjeve me policinë para kryeministrinë, me efektivët që si çdo natë u shtynë ata drejt trotuarit, ata nisën marshimin.
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” ata theksojnë se nuk do tërhiqen nga protesta deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Qytetarët thonë gjtihashtu se do rrëzojnë sistemin politik 36-vjeçar në vend.