Një kallëzim penal i shoqëruar dhe nga dokumente nga Drejtoria e Tatimeve është depozituar në Prokurorinë e Posaçme ndaj bizneseve të familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali e përjashtuar së fundmi nga forumet e Partisë Socialiste. 

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe familjarëve të tij dhe lidhen me bizneset që ai zotëron. Kallëzimi mësohet se e ka kaluar filtrin paraprak dhe është regjistruar një çështje penale vetëm për vepra penale. SPAK nuk ka bërë komente lidhur me rastin dhe nëse po heton rolin e Spiropalit. Akuzat janë nga evazioni fiskal te fshehje pasurie. 

Deputetja Spiropali ka pretenduar se është kërcënuar nga zyrtarë të Administratës të cilët kanë zbarkuar në bizneset e familjes së saj. Fakt është që në SPAK ka një dosje