Djali përballë babait, Glen Daja fiton duelin familjar, Elbasani i merr fitoren Dinamos në fund Pas pauzës për ndeshjet e Kombëtarës, skuadrat e Kategorisë Superiore u rikthyen në fushat e lojës për ndeshjet e javës së 12 të kampionatit.
Këtë të premte u zhvilluan dy ndeshjet e para të kësaj jave dhe gjithçka nisi me sfidën mes Skënderbeut dhe Egnatias. Një sfidë që u fitua nga skuadra korçare me rezultatin 1-0, një fitore kjo që i jep mundësinë skuadrës së Julian Ahmataj që të shohë veten për momentin në vendin e tretë. Por ky sukses i Skënderbeut është edhe një asist për Teutën për të shkurtuar diferencën me Egnatian, me skuadrën durrsake që do të luajë ndaj Laçit.
Në orën 18:30 Elbasani mundi Dinamon në atë që u përkufizua si përplasja e Dajave me rezultatin 1-0. Pas kësaj ndeshje në këtë moment janë 3 skuadra që janë në kuotën e 17 pikëve, Skënderbeu, Dinamo dhe Elbasani dhe situata në klasifikim bëhet akoma më interesante. Ndërkaq këtë të shtunë, përveç sfidës mes Teutës dhe Laçit është programuar edhe ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Top Channel