E premte, 20 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Gattuso paralajmëron lojtarët që luajnë GTA 6: Ua tregoj të nesërmen në stërvitje

Trajneri i Lazios, Gennaro Gattuso, ka reaguar me humor ndaj interesimit të futbollistit Dele-Bashiru për videolojën e shumëpritur GTA 6, duke shkaktuar të qeshura me komentet e tij.

I pyetur nëse videoloja mund të ndikojë te futbollistët, duke i mbajtur zgjuar deri në orët e vona të natës dhe duke ndikuar në përgatitjen e tyre, tekniku italian nuk e fshehu se nuk ishte aspak i familjarizuar me këtë fenomen.

“Nëse luan PlayStation, është problemi i tij. Nuk e di as që ka dalë kjo lojë, nuk e di për çfarë po flisni. Nuk do të guxoja kurrë të shkoja te një lojtar dhe ta pyesja në çfarë ore ka shkuar për të fjetur apo nëse ka luajtur GTA”, u shpreh Gattuso.

Megjithatë, trajneri nuk e la pa një batutë këtë temë. Ai tregoi se skuadra kishte një mëngjes të përbashkët në orën 09:00 të ditës së nesërme, duke lënë të kuptohej se do të kishte mundësinë të shihte nëse ndonjë prej futbollistëve kishte kaluar natën duke luajtur videolojëra.

Një përgjigje tipike e Gattusos, i cili zgjodhi humorin për të komentuar një nga temat që po tërheq vëmendjen e futbollistëve jashtë fushës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.