Sali Berisha nga foltorja e “Ripërtëritjes” me degët 1, 2, 3, dhe 12 të Tiranës, tha se bashkimi në një front të gjerë opozitar është jetik për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Ne duhet të bashkohemi kundër të keqes më të madhe”, tha Berisha duke ftuar çdo demokrat në këtë mision.
Kreu i PD-së ftoi të gjitha forcat politike, edhe ato që në program janë kundër Partisë Demokratike, që të bashkohen me PD-në për realizimin e këtij qëllimi madhor.
“Ta mbajnë programin si të duan, nuk kërkoj ndryshimin, por ama nuk mund të mohosh se rreziku madhor i kombit është Edi Rama. T’i heqim mënjanë dhe të votojmë si qytetarë të lirë.
Në qoftë se alternativa jote kundër Partisë Demokratike fiton vota nga qytetarët e lirë, ne respektojmë vullnetin e tyre, sikundër edhe ti. Po qe se alternativa e Partisë Demokratike merr kuotimin më të mirë, ti do të respektosh vullnetin”, u shpreh ai.