Aktualitet

Kallëzime për evazion fiskal e fshehje pasurie, SPAK regjistron procedim penal për bizneset e familjarëve të Spiropalit!

Një kallëzim penal i shoqëruar dhe nga dokumente nga Drejtoria e Tatimeve është depozituar në Prokurorinë e Posaçme ndaj bizneseve të familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali e përjashtuar së fundmi nga forumet e Partisë Socialiste.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe familjarëve të tij dhe lidhen me bizneset që ai zotëron. Kallëzimi mësohet se e ka kaluar filtrin paraprak dhe është regjistruar një çështje penale vetëm për vepra penale. SPAK nuk ka bërë komente lidhur me rastin dhe nëse po heton rolin e Spiropalit. Akuzat janë nga evazioni fiskal te fshehje pasurie.

Deputetja Spiropali ka pretenduar se është kërcënuar nga zyrtarë të Administratës të cilët kanë zbarkuar në bizneset e familjes së saj. Fakt është që në SPAK ka një dosje.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, sot i është përgjigjur me një deklaratë publike Elisa Spiropalit, pas deklaratës së bërë një natë më parë në Top Story prej saj, ku u shpreh se Belinda Balluku e ka sulmuar përmes drejtorit të Tatimeve, dhe se sipas saj ai është emëruar prej ish-zëvendës kryeministres në këtë post.

Në një reagim publik, Binaj shprehet se Ballukun nuk e ka takuar personalisht, përveç takimeve publike për shkak të detyrës. Ai i mohon akuzat e Spiropalit, madje deklaron se kjo e fundit bashkë me të shoqin kanë kërcënuar punonjës të Tatimeve, pasi i kanë ushtruar kontroll në bizneset familjare dhe i kanë konstatuar shkelje.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.