Ronaldo arrin golin e 986-të në karrierë, por gabon nga penalltia vetëm katër minuta më pas

Cristiano Ronaldo vijon ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën e tij profesionale, duke shënuar golin e 986-të, por në të njëjtën përballje dështoi nga pika e bardhë.

Sulmuesi i Al-Nassr realizoi golin e avantazhit në transfertën kundër Al-Ahlit, në ndeshjen që hapi xhiron e nëntë të kampionatit saudit. Kjo ishte ndeshja e tij e parë pas mbylljes së aventurës me Kombëtaren e Portugalisë.

Të lidhura

None found

Ronaldo gjeti rrugën e rrjetës pas një veprimi të bukur, me Samu Costa që dha asistin, pasi më parë kishte fituar topin lart në fushën kundërshtare.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 18-të, Al-Nassr fitoi një penallti dhe Ronaldo pati shansin për të shënuar golin e dytë personal.

Portugezi mori përsipër ekzekutimin, por goditja e tij u ndal në shtyllë, duke humbur kështu mundësinë për të thelluar diferencën.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo gabon nga pika e bardhë këtë sezon. Në muajin tetor, ai kishte humbur një penallti edhe në sfidën ndaj Neom, dhe në atë moment ishte vetëm penalltia e katërt e dështuar në 31 tentativa me fanellën e Al-Nassr.

Me golin e shënuar ndaj Al-Ahlit, 41-vjeçarit tani i duhen edhe 14 realizime për të arritur shifrën historike prej 1.000 golash në karrierën profesionale.

Vlen të theksohet se në fund Al-Nassr u mposht, pasi Al-Ahli arriti të përmbyste gjithçka duke fituar me rezultatin 3-1.


Shtuar më 20.11.2026 21:13

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet