Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, por dështon nga penalltia katër minuta më vonë

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën profesionale, duke realizuar golin e 986-të, por në të njëjtën ndeshje ka dështuar nga pika e bardhë.
Sulmuesi i Al-Nassr shënoi golin e epërsisë në udhëtimin te Al-Ahli, në ndeshjen që hapi xhiron e nëntë të kampionatit saudit. Kjo ishte paraqitja e tij e parë pas përfundimit të karrierës me Kombëtaren e Portugalisë.
Ronaldo realizoi pas një aksioni të bukur, ku asistues ishte Samu Costa, i cili paraprakisht kishte fituar topin lart në gjysmën e fushës së kundërshtarit.
CRISTIANO RONALDO IS 14 GOALS AWAY FROM NUMBER 1,000! 🤯 https://t.co/MO0l8qJJ0a
— TC (@totalcristiano) November 20, 2026
Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 18-të, Al-Nassr fitoi një penallti dhe Ronaldo pati mundësinë të shënonte golin e dytë personal.
Portugezi mori përgjegjësinë për ekzekutimin e saj, por goditja e tij përfundoi në shtyllë, duke humbur mundësinë për të thelluar epërsinë.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo dështon nga pika e bardhë këtë sezon. Në tetor, ai kishte humbur një penallti edhe në ndeshjen ndaj Neom, ndërsa në atë kohë ishte vetëm penalltia e katërt e humbur në 31 tentime me fanellën e Al-Nassr.
🚨🇵🇹 CRISTIANO RONALDO MISSES THE OPPORTUNITY TO DOUBLE THE LEAD FOR AL NASSR! ❌ https://t.co/y09Xzuv0Ga
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 20, 2026
Me golin e realizuar ndaj Al-Ahlit, 41-vjeçarit tani i nevojiten edhe 14 realizime për të arritur shifrën historike prej 1.000 golash në karrierën profesionale.
Vlen të theksohet që në fund Al-Nassr doli i mposhtur, pasi Al-Ahli ia doli të përmbysë gjithçka duke triumfuar në fund me shifrat 3-1./Telegrafi/







































