Protesta është paralajmëruar për të hënën, duke filluar nga ora 11:30.

Përmes një thirrjeje publike, studentët kanë bërë të ditur se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar edhe pas takimit të sotëm me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ku është diskutuar situata e krijuar pas deklaratave të rektorit.

Sipas tyre, gjatë takimit, Këshilli Drejtues është distancuar nga gjuha e përdorur nga Hajrullahu ndaj studentëve. Megjithatë, studentët kanë kërkuar që të ushtrohen kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale, duke insistuar që çështja të mos mbetet vetëm në nivel diskutimesh, por të pasohet me shkarkimin e rektorit.

Ata kanë theksuar se, pavarësisht ditëve të kaluara nga deklaratat e Hajrullahut, deri më tani nuk kanë parë as kërkimfalje dhe as tërheqje nga qëndrimet e tij.