Aleksovski: I lumtur për fitoren, u hapa sa më shumë për pritjen – e vështirë të zëvendësosh Janacek

Ndonëse goli i fitores u shënua nga Mazari, ishte portieri Aleksovski ai që bëri diferencën për Elbasanin në sfidën e shtëpisë kundër Dinamos. Ai neutralizoi disa raste të pastra shënimi, përfshirë një ndërhyrje vendimtare, dhe pas takimit foli për mediat.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe me atë të ekipit. Në pjesën e parë ndoshta ishim disi më të ngadaltë dhe kundërshtarët kishin më shumë ritëm, por në të dytën ndeshja u zhvillua në favorin tonë”, u shpreh ai.

Të lidhura

None found

Portieri e cilësoi ambientin te Elbasani si të veçantë për rolin e tij, por pranoi se nuk është e thjeshtë të zërë vendin e Janacek, i cili u shpall më i miri i kampionatit sezonin e kaluar. Sipas tij, skuadra ka një nga trajnerët më të mirë të portierëve dhe një mjedis ku të gjithë shtyjnë njëri-tjetrin në stërvitje.

Lidhur me përshtatjen ndaj kërkesave të reja të lojës, Aleksovski tha se nuk ka vështirësi sepse e kontrollon topin me këmbë. “Trajneri ka ide të tjera për mënyrën e lojës dhe unë përpiqem t’i zbatoj. Është e vështirë sepse kundërshtari bën presing të mirë, por ne po e bëjmë mirë”, shtoi ai.

Kur u pyet për presionin mes Vlorës dhe Elbasanit, ai sqaroi se nuk bëhej fjalë për presion, por për faktin se sezoni nisi keq dhe ambiciet ishin të mëdha. “Këtu presioni është të marrësh pikë dhe të fitosh titullin. Ky lloj presioni sjell rezultate më të mira dhe duket se po ndihem më mirë në Elbasan”, tha ai.

Për pritjen vendimtare, portieri shpjegoi: “Nuk e di, është puna e portierit. Doli një kundër një, u hapa sa më shumë që të mbyllja portën dhe me fat arrita ta shpëtoj me këmbë”.


Shtuar më 20.11.2026 21:25

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet