Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase deri në verën e vitit 2028.

Futbollisti 25-vjeçar luan në repartin ofensiv dhe pritet të jetë një alternativë shtesë për trajnerin, duke rritur konkurrencën në fazën e sulmit të skuadrës kuqebardhë.


Oguns ka një karrierë me përvoja ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë.

Në futbollin kosovar, ai ka luajtur edhe me fanellën e Ferizajt.

Klubi gjilanas ka bërë të ditur se të gjitha procedurat e regjistrimit të futbollistit kanë përfunduar dhe ai do të jetë në dispozicion të shtabit teknik që nga ndeshja e ardhshme kampionale kundër Ballkanit./Telegrafi/