Elbasani, Hektor Idrizaj: Të bësh ndeshje me dy tabllo, kërkon karakter
Hektor Idrizaj, ndihmësi i trajnerit Glen Daja te Elbasani, ka komentuar suksesin 1-0 të arritur përballë Dinamos në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.
“Një ndeshje me emocion, me disa gabime të pamendueshme për cilësinë e lojtarëve që ka Elbasani? Ndoshta ka pasur pak tension, sepse rezultati duhet të ishte ai që ishte. Mendoj që kur luajnë dy skuadra me kualitet, normalisht që secila jep më të mirën, kishte shumë tranzicione të forta, kështu që kishte edhe hapësira”.
“Në pjesën e parë, në presingun difensiv në zonën tonë, gabuam. Kishim momente që mbipopullonin qendrën. Aty nuk morëm dot masa brenda pjesës së parë. Dinamo ka një manovër të shpejtë dhe të konsoliduar. Kjo e bën të vështirë kohën e presionit. U rregullua pjesën e dytë dhe u reflektua gjatë ndeshjes”.
Ndeshja ishte me dy tabllo. Ishin më të qartë edhe nga ana emocionale, duhet të jesh i fortë si karakter që të bësh ndeshje me dy tabllo. Komplimentat janë vetëm për çunat”.
“A do të gjenin ilaç për ti ruajtur zërin Glenit? Kemi filluar me çaj si fillim, por do e mendojmë rrugës (qesh)”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



