Superiorja dhe klasifikimi i përkohshëm/Skënderbeu e sheh veten në vendin e tretë, tre skuadra janë me 17 pikë Milani ka nisur punën në merkaton e janarit. Sipas asaj që raporton Sky Sport, pronari i klubit kuqezi Gerry Cardinale shkoi në selinë e Milanit për të zhvilluar një seri takimesh me bashkëpunëtorët e tij me objektivin për të planifikuar ndërhyrjet në merkato për përforcimin e skuadrës.
Mes temave të trajtuara në këtë mbledhje ishte edhe rinovimi i Adrien Rabiot. Francezi konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe objektivi i Milanit është që të blindojë mesfushorin deri në 2031, ndërkohë që kontrata aktuale e tij skadon në 2028.
Ndërkaq, te Milani shumë shpejt pritet të zyrtarizohet Markus Krosche që do të jetë në rolin e Head of Football. Ai do të merret me të gjithë zonën sportive duke përfshirë edhe merkaton dhe do të keteë mundësi që të takohet me Ruben Amorim. Të shtunën Cardinale pritet të shkojë në Milanello për t’i qëndruar pranë skuadrës në prag të ndeshjes me Frosinonen
Top Channel