Kryetari I Kuvendit, Niko Peleshi nga Korça komentoi deklaratat e bëra nga deputetja socialiste Elisa Spiropali në emisionin Top Story në Top Channel, ku akuzoi Belinda Ballukun por dhe shprehu kritika mbi funksionimin e administratës. Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd, por mund të marr vetëm subjektin e asaj që u parashtrua dhe që ka lidhje me meritokracinë, për të cilën, pa hezituar dhe pa e fshehur, do të thosha që ngelet një sfidë. Nuk mund të themi që ja kemi dalë 100% për të patur një administratë totalisht meritokratike, ashtu si kundër duhet thënë që janë bërë hapa të guximshëm dhe të mëdhenj për të depolitizuar, për të hequr duart 100% nga disa sektorë shumë të rëndësishëm dhe shumë delikatë, siç është për shembull arsimi. Ju e dini që portali tashmë ka fituar reputacionin si një proces i pakontestueshëm, i besueshëm për përzgjedhjen e mësuesve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sektorë të tjerë, siç është policia e shtetit, diplomacia, mjekësia, portali i infermierëve, i mjekëve, pra.