Deputetja e PS-së Besa Spaho ka pasur një qasje tejet origjinale lidhur me ndërhyrjen në Ligjin e Tubimeve që sanksionon ndëshkime më të rënda për qytetarët që protestojnë.
Në komisionin parlamentar, ajo tha se kjo ndërhyrje bëhet për të gjitha pushtetet, edhe për PD-në kur kjo e fundit të marrë drejtimin e vendit. Ajo madje u kërkoi deputetëve demokratë në komision që ta falënderojnë për ndërhyrjen që PS po bën në Ligjin për Tubimet.
“Ndërhyrja në ligj është për t’u mbështetur dhe përshëndetur edhe nga vetë ju, se qoftë ajo ditë e largët, do vini edhe ju në pushtet dhe ndërhyrja sot në Ligjin e Tubimeve bëhet për të gjitha pushtetet, sepse në një ditë të largët, shumë të largët me këtë mendje që keni, do vini edhe ju në pushtet. Dhe do jeni ju që do falënderoni për të thënë faleminderit që ndërhytë në Ligin e Tubimeve. Vetëm kaq, të lutëm ma prano si koment.”