Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Surprizë në Bundesligë/ Bayerni ndalet në shtëpi nga Koln

Surprizë në Bundesligë/ Bayerni ndalet në shtëpi nga Koln

22:33, 20/11/2026

Bayern Munich ka zhgënjyer tifozët e tij, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Kolnit, në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të Bundesligës.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany nuk arriti të marrë fitoren, pavarësisht dominimit në zotërimin e topit dhe përpjekjeve të shumta për të përmbysur rezultatin.

Ishin miqtë ata që befasuan të parët, duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të.

Mikey Moore përfitoi nga një pasim i Said El Mala dhe mposhti portierin Jonas Urbig, duke i dhënë Kolnit epërsinë 0-1.

Bayerni reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 37-të. Nathaniel Brown realizoi një gol fantastik pas asistimit të Tom Bischof, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, ndërsa një lajm i keq për bavarezët ishte dëmtimi i Harry Kane, i cili u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, Bayern kërkoi me ngulm golin e fitores, por Kolni u mbrojt mirë dhe pati gjithashtu disa raste të rrezikshme për të kaluar sërish në avantazh.

Linton Maina humbi një mundësi të artë në minutën e 58-të, ndërsa Said El Mala ishte pranë golit në minutën e 83-të, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Pavarësisht presionit të vendasve në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, Bayern Munich lë pikë të rëndësishme në shtëpi, ndërsa Kolni largohet me një barazim të çmuar nga transferta në Mynih.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco