Rudina Dembacaj, opinioniste në Big Brother VIP Kosova 5, i është kundërvënë Fatlumit dhe banorëve të tjerë për shkak të bisedave të tyre të vazhdueshme rreth lidhjes së Anjezës jashtë shtëpisë.
Ajo i ka thënë Fatlumit se edhe pse ai është një vlerësues i mirë, opinioni i tij nuk duhet të ndikojë në jetën private të të tjerëve.
Të lidhura
None found
“Ti je një supergjykues, por mendimi yt nuk mund të përcaktojë jetën e dikujt tjetër. E keni kthyer në lojë të madhe çështjen e të dashurit të Anjezës, por ai njeri është jashtë shtëpisë”, ka thënë Rudina.
Ajo ka shtuar se nëse kjo është pjesë e strategjisë së lojës, Anjeza një ditë mund t’u tregojë se nuk është e vërtetë.
Opinionistja ka deklaruar gjithashtu: “Ai që predikon më shumë moral në televizion, është më i korruptuar nga brenda.”





