Piranjat/ Shtëpitë u shpallën të pabanueshme, por familjet u lanë brenda tyre! Bashkia Rrogozhinë ‘zgjohet’

22:45, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jemi në fshatin Sterbeg të Rrogozhinës, aty ku katër familje jetojnë çdo ditë me frikën se shtëpitë do ti zënë poshtë. Gjithçka nodhi në mars të këtij viti ku një rrëshkiyje masive e tokës rrezikoi seriozisht familjet. Dëmet ishin të mëdha dhe për këtë arsye ekspertët dhe zyrtarët shtetëror, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes i shpallën ato të pabanueshme.

Por pikërisht këtu nis dhe kalvari i sorollatjeve të familjeve nëpër institucione, të cilat pasi i shpallën banesat të pabanueshme nuk u ofruan asnjë zgjidhje se ku do të qëndronin banoërt. Në këto kushte, ata u detyruan të jetojnë në shtëpitë e tyre, me frikën se nga momenti në moment ato do ti zënë poshtë.

Ata tregojnë kalvarin nëpër Bashkinë e Rrogozhinës, e cila i përcillte gjithmonë pa përgjigje në rastin më të mirë, nërsa në rastin më të keq kryetari i komanduar i Bashkisë, Andi Proshka nuk i ka pritur fare. Banorët shprehen se pavarësisht se kanë dërguar dokumente pas dokumente nëpër zyrat e bashkisë, ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Pasi dëgjuam banorët, u nisëm drejt bashkisë së Rrogozhinës, aty ku në fakt morëm një lajm të mirë. Banorët do të pajisen me bonus qraje deri në përfundimin e dokumentacionit për të nisur ndërtimi i banesave të reja, ndërsa për njërin prej tyre, procesi i ndërtimit do të nisë më shpejt. Pra duhet efekti i kamerave që në Bashkinë e Rrogozhinës gjërat të lëviuzin dhe problemet e qytetarëve të dëgjohen./Piranjat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco