Del në publik për herë të parë portieri i përfshirë në aksidentin fatal të De Miguel

Me rastin e rikthimit të ekipit në stadiumin “Encamp”, Klubi i Andorrës ka mbajtur homazhe të ndjera për nder të futbollistit Jesus de Miguel, i njohur si ‘Demi’, në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe dhimbje.

Lojtarët e Andorrës hynë në fushë me fanella që mbanin emrin dhe numrin e të ndjerit, teksa në duar mbanin tufa me lule të bardha. Para nisjes së ndeshjes u zhvillua gjithashtu një minutë heshtje për të nderuar ish-futbollistin.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, çasti më prekës u regjistrua në shkallët e stadiumit, ku për herë të parë pas ngjarjes doli në publik portieri Jesus Owono, i cili ishte përfshirë në aksidentin tragjik që i mori jetën De Miguelit.

Owono ishte ulur pranë bashkëlojtarëve që nuk luanin në këtë ndeshje, si dhe pranë futbollistëve të dëmtuar Alex Calvo dhe Le Normand.

I veshur me rroba të errëta dhe me një kapele të zezë, portieri u mirëprit me mbështetje nga tifozët dhe shokët e skuadrës, të cilët i qëndruan afër në këtë moment të vështirë. Megjithatë, shprehja e fytyrës së tij pasqyronte dhimbjen që po kalonte.

Pas mbylljes së minutës së heshtjes, Owono u pa duke u lutur, në një çast tepër emocional për të gjithë të pranishmit.

Kujtojmë se ditë më parë portieri kishte shprehur dëshirën për t’u takuar me familjen e Jesus De Miguelit, një kërkesë që vijon ta mbajë me shpresën se një ditë do të mund ta përmbushë.


Shtuar më 20.11.2026 22:50

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet