Deputeti australian i propozon martesë partneres pas 10 vitesh lidhje gjatë fjalimit të lamtumirës në Parlament

Një ngjarje e rrallë dhe shumë emocionuese ka shënuar seancën e Parlamentit të New South Wales në Australi. Deputeti liberal Jordan Lane, përfaqësues i zonës Ryde, i ka kërkuar dorën partneres së tij Natalie, me të cilën ka më shumë se dhjetë vjet që është në lidhje, pikërisht gjatë fjalimit të tij të fundit në politikë.

Vetëm pak ditë më parë, Lane kishte bërë të ditur se nuk do të kandidonte sërish në zgjedhjet shtetërore të marsit. Megjithatë, fjalimi i tij i lamtumirës në këtë institucion do të kujtohet për një arsye krejt personale dhe prekëse, siç raportojnë mediat australiane.

Të lidhura

None found

Të enjten, gjatë seancës parlamentare, deputeti vendosi t’i bënte një surprizë partneres së tij, e cila ndiqte seancën nga salla.

“Zoti kryetar, pyetja ime e fundit si deputet i Ryde është për dashurinë e jetës sime, Natalie. A do të martohesh me mua?”, tha ai, teksa nxori unazën.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, salla shpërtheu në brohoritje dhe duartrokitje. I emocionuar dukshëm, Lane iu afrua Natalie, ia vendosi unazën në gisht dhe e puthi.

Por çasti më i veçantë erdhi pas përgjigjes pozitive të saj.

“Dëshiroj të shënohet në procesverbalin parlamentar se ajo tha ‘PO’”, shtoi deputeti, duke nxitur të qeshura dhe një tjetër valë duartrokitjesh në sallë.

Kryetari i Parlamentit, Greg Piper, iu bashkua humorit të momentit dhe deklaroi se Parlamenti i 58-të do të njihet si “Parlamenti i Dashurisë”.

Në fillim të këtij muaji, Jordan Lane i kishte habitur kolegët kur njoftoi në rrjetet sociale se nuk do të kërkonte një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme shtetërore.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, ai shpjegoi edhe arsyet e këtij vendimi, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale.

“Sot po bëj një hap të madh. Por pjesa më e vështirë nuk është ta ndërmarrësh këtë hap, por ta shpjegosh atë. Si mund ta shprehësh me mendje diçka që mund të ndihet vetëm me zemër?”, u shpreh ai.


Shtuar më 20.11.2026 22:49

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet