“Shqipëria ka ruajtur një performancë të fortë makroekonomike, pavarësisht goditjeve të jashtme”! Në këtë përfundim arrin Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit për vitin 2026, ku theksohet se rritja e qëndrueshme, rënia e borxhit publike dhe inflacioni i qëndrueshëm kanë forcuar rezervat makroekonomike. “Ekonomia e Shqipërisë ka vijuar të performojë fuqishëm, duke treguar qëndrueshmëri mes goditjeve të njëpasnjëshme të jashtme. Rritja ekonomike arriti në 3.7 për qind në vitin 2025 dhe mbeti në atë ritëm në gjysmën e parë të vitit 2026, e mbështetur nga konsumi i fortë privat dhe shërbimet e turizmit, mes rritjes së shpejtë të kredisë dhe rritjes së çmimeve të pronave. Papunësia është në nivele historikisht të ulëta dhe pati rritje të fortë të pagave”. Megjithatë, në deklaratën përmbyllëse FMN ngre shqetësimin për tensionet gjeopolitike në rritje dhe protestat në kryeqytet, që sipas institucionit financiar ndërkombëtar, mund të dëmtojnë turizmin dhe investimet.