Mungesa e besimit ndermjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ për moszbatimin e identifikimit elektronik ne zgjedhjet e 9 majit. Si argument për anetarët e komisionit rregullator përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu, paraqiti raportin e kryqëzimit te te dhenave te pajisjeve elektronike te identifikimit ne zgjedhjet e shkuara. Përballë kësaj kërkese, anetaret e komisionit rregullator kërkuan kohë për ti marrë nje opinion edhe nënkomisioneres Lealba Pelinku, që teknologjinë në zgjedhje e ka fushe te pergjegjesise. Sinkr ristani pas marashit : ti marrim nje opinion nga nënkomisionerja Miratimi i këtij akti kërkon katër vota pro nga pesë anëtare te komisionit rregullator, ku me dy përfaqesues te propozuar nga opozita kalimi i aktit ështe i pamundur.