“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët”/ Rama publikon pamjet e takimit me të rinjtë në Pallatin e Brigadave

20/11/2026 23:32

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup studentësh, me të cilët ka diskutuar shqetësimet e tyre.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook pamjet nga takimi me të rinjtë, i zhvilluar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke e cilësuar inkurajues dialogun me studentët që, sipas tij, besojnë te protesta dhe jo te dhuna.

Rama shprehet se ka qenë dakord me një pjesë të konsiderueshme të shqetësimeve të ngritura nga studentët, ndërsa ka lënë të kuptohet se dialogu do të vijojë.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan Rama.

Kryeministri e ka mbyllur postimin me shprehjen në anglisht “To be continued…”, duke sinjalizuar vazhdimin e komunikimit me studentët.

 

Top Channel