Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në mbrëmje në rrjete sociale një takim që sipas tij ka zhvilluar me një grup studentësh në Pallatin e Brigadave në Tiran,
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se studentët ngritën një sërë shqetësimesh, me një pjesë të konsiderueshme të të cilave, sipas tij, ishte dakord.
“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan kryeministri.
Rama e ka mbyllur mesazhin me shprehjen në anglisht “To be continued…”, duke lënë të kuptohet se komunikimi me studentët do të vijojë.
Ndryshe nga takimet e tjera të Ramës ku transmetohen video e foto, kësaj here ka vetëm një foto nga lart ku nuk mund të dallohet asnjë fytyrë nga pjesëmarrësit. Foto nuk ngjan të jetë AI por ndërkaq fakti se ai nuk jep të dhëna për studentët hedh dyshime mbi vërtetësinë e këtij takimi me studentë të vërtetë dhe jo të klonuar. m.k




