Kryesore

SPAK nis hetimet ndaj familjarëve të Elisa Spiropalit, regjistron kallëzim penal për bashkëshortin e saj. Zbardhen akuzat

01:03 - 21.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit dhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike, të bashkëshortit të saj biznesmen.

Referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin.

Burime për BalkanWeb dhe News24 konfirmuan se procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj dhe motrës së tij.

Në listën e personave ndaj të cilëve kërkohet verifikimi nga ana e organit të akuzës janë pesë emra.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme nuk përjashtohet që të hetojë edhe rolin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali në shkeljet e konstatuara tek bizneset e familjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.